Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan dëme mbi 66 milionë euro

Tiranë, 13 janar (MIA) - Vlerësimet  e  ekspertëve tregojnë se përmbytjet në pjesën veriore të Shqipërisë, përfundimsht me 9 janarin, kanë shkatuar dëme materiale me lartësi prej 66 milionë euro, njofton korrespodenti i MIA-s nga Tirana.

Ky numër sipas ekspertëve, pas normalizimit të gjendjeve me përmbytjet dhe vlerësimit të zbatuar detajues me siguri do të jetë dyfish më i madh.

Ndërkohë dalëngadalë po normalizohet edhe gjendja e kasakdës së lumit Drin në Shqipëri. Rrjedhja është pakësuar, gjë e cila e kushtëzon rënien e nivelit të tri amulacioneve të këtij lumi. Si rezultat i kësaj tani po lëshohen sasi më të vogla të ujit nga digat, që ishte edhe shkaku kryesor për përmbytjet në pjesën veriore të vendit.

Sipas informacioneve të fundit nga Shtabi i krizave, janë përmbytur 10.400 hektarë tokë dhe mbi 2.500 shtëpi.

Vazhdon edhe distribuimi i ushqimit, barërave dhe ndihmave të tjera për territoret e pësuara, kryesisht përmes aeroportit ushtarak Gjadri, ku sipas gjeneralit të armatës Xhemal Gjunkshi, deri më tani kanë arritur 72 tonë ushqim, ndërsa ndihma arrin edhe më tej.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail