Situata në Shkodër dhe rrethinë pas përmbytjeve vazhdon të përmirësohet

Shkodër 17 janar (MIA) - Situata nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë ndodhet në përmirësim të ndjeshëm. Prej disa ditësh Shkodra është  përfshirë nga një mot i thatë dhe me diell, që favorizon normalizimin e situatës së krijuar nga përmbytjet  të cilat përfshinë për rreth dy javë këtë rajon, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu njëheri kryetar i Komisionit të Emergjencës Civile të qarkut tha sot se përmirësimi i kushteve të motit ka favorizuar në stabilizimin e situatës në zonat e përmbytura, ku niveli i ujit po tërhiqet nga dita në ditë duke liruar sipërfaqe të konsiderueshme të tokave  të përbytura .

"Niveli i ujit  ka rënë edhe në shumë banesa, çka po i jep mundësi një pjese të banorëve që të rikthehen në banesat e tyre", sqaron ai.

Sipas Cungut përmirësimi i dukshëm i motit i ka dhënë mundësi strukturave të shtabit të emergjencës civile pranë prefekturës së Shkodrës të vijojnë me intensitet të plotë zbatimin e planeve operacionale për në drejtim të shpërndarjes së ndihmave.

"Një vëmendje e veçantë po i kushtohet furnizimit me ushqim të bagëtive të cilat janë një nga mjetet e jetesës për banorët e zonave të përmbytura" u shpreh Cungu, duke falenderuar të gjithë ato shtete, organizata, institucione dhe individë që kanë kontribuar për Shkodrën në këtë periudhë të vështirë.

Mësohet se forca të specializuara të ushtrisë dhe policisë, të mbështetur edhe nga ekipe të tjera të ardhur në ndihmë nga vendet fqinj po punojnë në përforcimin dhe ndërtimin e pjesëve të reja të argjinaturave të lumit Drin dhe Bunë.

Më të dëmtuara nga përmbytja renditen komuna Dajç, Bregu i Bunës, Ana e Malit, Bushat, Velipojë. Edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët e zonës së  dëmtuar nga përmbytjet, sipas planit të përcaktuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail