Kuvendi i Shqipërisë në seancë të jashtëzakonshme për përmbytjet

Tiranë, 18 janar (MIA) -  Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot pasdite, në një seancë plenare të jashtëzakonshme ku do të diskutojë mbi situatën pas përmbytjeve të shkaktuara për më shumë se dhjetë ditë në qarkun e Shkodrës në veriperëndim të vendit.

Por ndërkohë opozita socialiste paralajmëroi një ditë më parë mospjesëmarrjen në këtë seancë, duke e konsideruar atë një farsë parlamentare. Gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, socialistët vendosën të mos hyjnë në parlament as dhe për seancën e jashtëzakonshme, ndërsa zyrtarë të saj pak ditë më parë ishin shprehur se do të ishin në parlament, në rast se do të diskutohej mbi situatën e shkaktuar nga përmbytjet në zonën veriperëndimore të vendit.

Me këtë qëndrim Partia Socialiste konfirmon vazhdimin e bojkotit parlamentar edhe me fillimin e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit për vitin 2010.

Thirrja e parlamentit në një seancë të jashtëzakoshme u vendos gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, dy ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u shpreh për median se pas kërkesës së deputëteve të opozitës për të pasur të hënën një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër, konferenca vendosi t'i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese duke afruar seancën e parashikuar për ditën e enjte, për ditën e hënë dhe duke vendosur në rend dite vetëm çështjen e situatës së emergjencës civile në qarkun e Shkodrës.

Në fillim të këtij viti përmbytje të mëdha patën komunat e qarkut të Shkodrës, si rezultat i reshjeve të shumta të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin. Për pasojë u përmbytën rreth 11.400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi. Mirëmenaxhimi i situatës nga ana e strukturave shtetërore fatmirësisht nuk shkaktoi viktima. 

Aktualisht në këtë zonë, si rezultat i motit të thatë uji është tërhequr nga një pjesë e territorit të përmbytur ndërsa tani pritet përllogaritja e dëmeve nga kjo fatkeqësi natyrore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail