Këshilli i Sigurimit sot debaton për situatën në Kosovë

Nju-Jork, 22 janar (MIA) - Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të mbahet seancë kushtuar situatës në Kosovë.

Në seancë do të shqyrtohet raporti më i ri i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, në të cilin situata e Kosovës është vlerësuar si "relativisht e qetë, por potencialisht e brishtë", ndërsa Prishtina dhe Beogradi janë ftuar ta lënë anash shqyrtimin e statusit në interes të bashkëpunimit rajonal.

Ban Ki-mun në raport u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit në fleksibilitet, me qëllim që të informohet mënyra e pjesëmarrjes së Kosovës në mekanizmat dhe forumet rajonale dhe ndërkombëtare, që sipas tij është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Njeriu i parë i KB-së thekson se edhe UNMIK-u mbetet ithtar i lehtësimit të angazhimit të të gjitha organeve, që të gjejnë zgjidhje praktike për çështjet me interes të përbashkët.

"Incidentet ndëretnike mbeten të pranishme në pjesën veriore të Mitrovicës, që paraqet shkak për shqetësim, thekson Ban Ki-mun në raport.

Në seacnë, do të jetë i pranishëm ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, raportin e UNMIK-ut do ta prezantojë shefi i misionit të KB-së në Kosovë, Lamberto Zanieri, ndërsa qëndrimet e Serbisë do t'i parashtrojë presidenti serb, Boris Tadiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail