Bregdetit Adriatik dhe Kosovës i kanosen tërmete

Beograd, 3 mars (MIA) - Një seri tërmetesh në botë, pas Haitit dhe Kilit, vazhdoi me goditje me intensitet të mesëm në FIlipine, në Kirgistan dhe në Turqi.

Me atë rast, drejtoresha e institutit seizmologjik serb, Sllavica Radovanoviq deklaroi për gazetën serbe "Blic", se rajoni i Ballkanit nuk bën pjesë në zonat seizmike me aktivitete të lartë, por paralajmëron se gjatë viteve në vijim edhe këtu mund të priten tërmete më të fuqishme.

Si zona më kritike ajo i ceku Bregdetin Adriatik nga Mali i Zi deri në Rijekë, në gadishullin Istra, zonën përreth pejës në Kosovë.

Sllavica radovanoviq thotë se përforcimi i goditjeve deri në shkallën e katërt sipas Rihterit përgjatë pjesës ballkanike të bregdetit të Adriatikut në vitin e kaluar ishte i pritur, pas tërmetit shkatërrues në Akuila të Italisë.

Sipas saj, gjatë viteve të shkuara, përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Mali i Zi deri në Rijekë, janë pritur goditje mbi gjashtë shkallë sipas Rihterit. Ajo përkujtoi se në vitin 2002 në Kosovë, në rajonin përreth Gjilanit ishte regjistruar tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Rihterit, ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri ka pasur gopditje prej 5,7 ballë të Rihterit.

"Në bazë të ndarjes së seizmitetit në vitin e fundit shihet se në zonën përreth pejës dhe në veri të Kosovës po akumulohet energji seizmike. Ajo mund të lirohet gjatë disa viteve në vijim, ndërkaq mund të ndodhë që këtë pranverë apo verë", thotë Radovanoviq dhe shton se mund të priten tërmete më të fuqishme edhe në Bullgari dhe në Rumani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail