Të paktën 38 viktima nga tëmeti në Turqi (DPL)

Stamboll, 8 mars (MIA) - Të paktën 38 persona humbën jetën në tërmetin e fuqishëm me intensitet prej gjashtë ballësh sipas shkallës së Rihterit i cili gjatë natës e tronditi  Turqinë.

Ekipet e shpëtimit punojnë në shpëtimin e të mbijetuarëve nën rrënojat në fshatin Okçular në provincën Elazig.

Sipas Qendrës për vëzhgimet e tërmeteve, epiqendra e tërmetit i cili u regjistrua në orën 4:32, sipas orës lokale ka qenë 21 kilometra në juglindje të Elazigut, në thellësi prej pesë kilometrash. Janë regjistruat edhe dhjetëra tronditje të tjera pasuese prej të cilave më e fuqishmja ka qenë 4,1 ballë sipas Rihterit.

Ka dëme të mëdha materiale dhe viktima edhe në fshatrat përreth Elazigut.

Mbi 60 të lënduar janë sistemuar në spitale.

Tronditja shkaktoi panik midis popullatës, që pjesën më të madhe  të natës e kaluan jashtë shtëpive të tyre.

Turqia ndodhet në një rajon aktiv sizmik dhe shpesh herë është pre e tërmeteve. Në vitin 1999 një tronditje me magnitudë prej 7,4 ballësh shkaktoi vdekjen e 18.000 personave në Turqinë Perëndimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail