Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi u rrit në 57 (DPL)

Stamboll, 8 mars (MIA) - Të paktën 57 persona humbën jetën në tërmetin që natën e kaluar e goditi rajonin e Elazigut, në Turqinë Lindore, njoftuan mediat elektronike turke dhe agjencitë botërore, duke iu referuar shtabit krizë të qytetit.

Viktimat janë banorë të pesë fshatrave në rajonin e Elazigut. Përafërsisht 100 persona janë plagosur dhe menjëherë janë sistemuar në spital, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të vështirë. Janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa janë dëmtuar edhe ndërtesat njëkatëshe dhe objektet e fshatit.

Më tepër dëmtime ka në Okuçlar, ku informohet për 17 viktima, ndërsa shtëpitë e rrëzuara duken si grumbuj plehërash.

Fshati është rafshuar tërësisht me tokën, deklaroi eprori i Okiçlarit Hasan Demirdag për televizionin privat turk NTV.

Sipas Qendrës për vëzhgimin e tërmeteve, epiqendra e tërmetit i cili u regjistrua në orën 4:32, sipas orës lokale ka qenë 21 kilometra në juglindje të Elazigut, në thellësi prej pesë kilometrash. Janë regjistruat edhe dhjetëra tronditje të tjera pasuese prej të cilave më e fuqishmja ka qenë 4,1 ballë sipas Rihterit.

Dridhja shkaktoi panik në mesin e popullatës, të cilët pjesën më të madhe të natës e kaluan jashtë shtëpive. Ekipet për shpëtim po kërkojnë të lënduarit, ndërsa njerëzve, të cilët druajnë të kthehen në shtëpitë e tyre, po u ndajnë ushqim të ngrohtë dhe pije.

Ekipet e Gjysmëhënës turke filluan të ndajnë veshje të trasha.Sipas valiut Muamer Eroll shpëtuesit kanë arritur deri te të gjitha rajonet e pësuara, të kapluara nga tërmeti.

Për rajonin në katasrofën natyrore shkoi zëvendëkryeministri Xhemil Çiçek, ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve në Ankara.

Tërmet më i dobët është ndjerë në qarqet fqinje të Elazigut - Tuxheli, Bingol, Erzurum dhe Dijarbekir.

Turqia ndodhet në një rajon aktiv sizmik dhe shpesh herë është pre e tërmeteve. Në vitin 1999 një tronditje me magnitudë prej 7,4 ballësh shkaktoi vdekjen e 18.000 personave në Turqinë Perëndimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail