Aeroplani presidencial bullgar Tu-154 nuk do të fluturojë pas fatkeqësisë në Smolenks

Sofje, 12 prill (MIA) - Të gjitha fluturimet e aeroplanit presidencial bullgar Tu-154 janë anuluar, pas fatkeqësisë së aeroplanit të shtunën tek qyteti rus Smolenks, në të cilën e humbën jetën presidenti polak Leh Kaçinski, kumtuan sot përfaqësuesit bullgarë.

"Tu-154 bullgar nuk do të fluturojë derisa të gjitha shkaqet për rrëzimin e aeroplanit polak nuk bëhen të njohura, deklaroi shefi i aviacionit ajror Penço Pençev për gazetën "24 orë".

Aeroplani presidencial polak që të shtunën u rrëzua në perëndim të Rusisë me 96 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është identik me aeroplanin e presidentit bullgar Georgi Përvanov, kur bëhet fjalë për prodhuesin dhe modelin e fluturakes.

Aeroplanin nga prodhimi rus përfaqësuesit bullgarë e shfrytëzojnë tashmë 20 vite. Gjithsej katër aeroplana të këtillë shfrytëzohen në Evropë - një në Bullgari, një në Sllovaki dhe dy në Poloni.

Edhe pse hetuesit rusë e përjashtuan mundësinë e defektit teknik si shkak për shkatërrimin e aeroplanit polak, përfaqësuesit bullgarë shqyrtojnë përdorimin e mëtejshëm të Tu-154.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail