ILir Meta: Dorëzimi i pyetësorit moment historik, opozita të kontribuojë në proceset integruese

Tiranë, 15 prill 2010 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, e ka cilësuar dorëzimin e pyetësorit të Shqipërisë për anëtarëism në BE, si një moment historik dhe ka ftuar opozitën të jetë bashkëpunuese në proçeset integruese të vendit.

"Dua të shpreh kënaqësinë më të madhe për atë moment të rëndësishëm dhe historik të djeshëm në Bruksel kur Shqipëria përmes Kryeministrit Berisha dorëzoi përgjigjet e pyetësorit". tha zv/kryeministri Meta ne një konferencë për shtyp.

Sipas tij, "me këtë veprim të djeshëm Shqipëria ka shënuar një hap tjetër në marrëdhëniet e saj me Komisionin Europian dhe me Bashkimin Europian".

I pyetur nëse situata politike në vend do të vonojë statusin e vendit kandidat, Ministri Meta sqaroi se, "nuk mendoj së është tashmë çëshjte e rëndësishme se në cilin muaj do të jepet statusi i vendit kandidat sepse ai është një proçes i pandalshëm." 

"E rëndësishme është cilësia e proçesit, sepse cilësia sjell një proçes efikas e të qëndrueshëm dhe në këtë drejtim ky do të jetë edhe prioriteti ynë" u shpreh ai.

Duke u ndalur te roli i opizitës ai vuri në dukje  se "opozita duhet të ushtrojë përgjegjesitë e saj në drejtim të integrimit europian, ne e ftuam opozitën edhe kur erdhi pyetësori, sepse opozita ka mjaft ekspertë që mund të kontribojnë".

Ai theksoi se, "mazhoranca ka për detyrë të ofrojë të gjitha hapësirat për opozitën në pretendimet e saj legjitime."

"Ne kemi treguar vullnet maksimal për ti dhënë shumicën në komisionin hetimor për të filluar hetimin, por ka një qëndrim të ndryshëm për hapjen e kutive që në fakt është një çëshjte e respektimit të pavarësisë së gjyqësorit, që është një çështje fondamentale, dhe për këtë mazhoranca ka qënë shumë e hapur", theksoi Meta.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave Meta tha se, "Shqipëria ka bërë një progres spektakolar të kushteve për liberalizim të vizave dhe absolutisht që Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave dhe askush nuk duhet të ketë paragjykime në këtë drejtim".

Pyetjes nëse do të ketë një strategji rinegocimi me Greqinë për marrëveshjen detare mes dy vendeve, Meta u shpreh se, " ne nuk kemi asnjë vendim të zbardhur dhe të argumentuar. Kur ky vendim të bëhet publik, ne do ta lexojmë me shumë vëmëndje, do të konsultohemi me ekspertët më të mire, dhe do t'iu bëjmë publike hapat e mëtejshme që do te ndjekim".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail