EULEX-i kërkon "kokat" e tre ministrave kosovarë

Prishtinë, 4 qershor 2010 (MIA) - EULEX-i kërkon "kokat" e tre ministrave, është titulli i një shkrimi në numrin e sotshëm të së përditshmes kosovare "Zëri".

Një valë e re ndryshimesh mund ta godasë qeverinë Thaçi, shkruan kjo gazetë. Sipas saj, bëhet fjalë për largimin e tre ministrave të tjerë, dy nga radhët e PDK-së dhe një nga radhët e LDK-së.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë thonë se kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi i është rekomanduar që pas procesit të riformatimit të vazhdojë me reforma, duke u kërkuar fillimisht dorëheqjen edhe tre ministrave tjerë, të tre nën hetime, për dyshime se janë të përfshirë në korrupsion, krim të organizuar, apo keqpërdorime tjera buxhetore.

Të njëjtat burime kanë saktësuar për Zërin, se Thaçi e ka të qartë se nëse vetë nuk e sjell situatën që këta tre ministra të largohen nga Qeveria, qoftë duke ofruar dorëheqje apo edhe duke i shkarkuar, atëherë mund të përsëriten pamjet e bastisjeve dhe ndërhyrjeve në Qeveria nga ana e EULEX-it.

EULEX-i, sipas burimeve të "Zërit", ka rekomanduar që t'i ketë jashtë qeverisë të gjithë ministrat nën hetime, përfshirë edhe stafin ngushtë të tyre dhe sekretarët e përhershëm, në mënyrë që hetimet të vazhdojnë pa u penguar nga politika.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë ka bërë me dije se krahas hetimeve në rastin Limaj, që tashmë janë bërë publike, po zhvillojnë hetime paralele edhe në gjashtë raste të tjera të dyshuara, qoftë ndaj ish-zyrtarëve  qeveritarë apo atyre aktual,. Këto raste tubojnë diku mbi 100 persona të dyshuar për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, shkruan sot ditorja "Zëri".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail