Sejdiu: Nuk do të ketë ndryshim të kufijve

Prishtinë, 12 korrik 2010 (MIA) - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës i ka bërë thirrje Beogradit, që të distancohet nga stimulimi i dhunës në Kosovë, ndërsa u ka bërë me dije të gjithë atyre që pretendojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës, se kjo nuk do të ndodh kurrë.

Presidenti Sejdiu gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ka përmendur dhunën në veri të Mitrovicës, e cila sipas tij ka ardhur nga ata që e ndjekin politikën e vjetër të Miloshevicit.

Sipas tij, thirrjet e para disa dite në festën e Vidovdanit për luftë dhe urrejtje nga disa nacionalistë serbë tregojnë ekzistimin e një politike të vjetër, që i ka shkaktuar shumë vuajtje Kosovës.

Ai vlerësoi se nëse Serbia synon Bashkimin Evropian, duhet të largohet nga politika hegjemoniste. Duke shprehur mundësinë e bisedimeve Beogradin, presidenti theksoi se ato do ta jenë vetëm teknike dhe në asnjë mënyrë nuk do ta prekin statusin e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë pllamë toke për t’ia falur dikujt”, u shpreh Sejdiu, duke shtuar se lëvizja e kufijve mund të ketë efekt domino dhe mund të destabilizojë rajonin.

Sejdiu, para ligjvënësve theksoi se Kosova është në rrugë të drejtë të integrimit dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së nuk do ta ndalë rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Ai ka kërkuar nga Komisioni Evropian që edhe Kosova të përfitojë nga procesi i liberalizmit të vizave dhe shprehu besimin se viti i ardhshëm do të jetë viti i shpejtë drejtë integrimit.

Ai po ashtu ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë sportiv që edhe sporti kosovarë të integrohet.

Në fjalimin vjetor presidenti Sejdiu iu ka bërë thirrje edhe partive politike në Kosovë që në punën e tyre ta kenë interesin qytetarë dhe kombëtarë, ndërkaq prezantoi aktivitetet e tij përgjatë vitit.

Ndryshe, fjalimi vjetor para Kuvendit të Kosovës është obligim kushtetues për presidentin. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë qëndruar në Kuvend gjatë fjalimit të presidentit Sejdiu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail