Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu kërkoi nga BE-ja obligojë eurointegrimin e Serbisë me politikën e saj ndaj Kosovës

Prishtinë, 12 korrik 2010 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka ftuar Serbinë që të distancohet nga dhuna, ndërsa ka akuzuar, siç ka thënë ai, "forcat ekstremiste serbe" për dhunën e javëve të fundit në veri. Këto komente, Sejdiu i ka bërë gjatë fjalimit të tij vjetor para Parlamentit.

Ai tha se në veri ende veprojnë forca të krimit, që vazhdojnë ta pengojnë suksesin e Kosovës, duke nxitur e duke krijuar skena dhune e terrori.

"Ato janë drejtpërdrejt nën urdhrat e atyre që e përgjakën në mënyrë brutale Kosovën edhe në dekadën e fundit të shekullit XX”, tha Sejdiu.

Andaj, ai u bëri thirrje autoriteteve serbe të Beogradit që të distancohen nga grupet e tilla që nxisin dhunë.

"Ftoj zyrtarët e Beogradit, edhe presidentin Tadiq, të distancohen nga grupet e tilla që nxiten dhe përkrahen për të shkaktuar tensione dhe dhunë", tha Sejdiu, duke vlerësuar se incidentet e fundit në veri, Beogradi zyrtar u përpoq t’i paraqesë si “pasojë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

Nisur nga roli negativ i Serbisë në zhvillimet në Kosovë, Sejdiu ftoi Bashkimin Evropian që t’ia bëjë të qartë Beogradit se nuk mund të anëtarësohet në BE, pa ndryshuar kursin e politikës ndaj Kosovës.

Gjatë këtij fjalimi, presidenti Sejdiu përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Idetë e tilla, ai i cilësoi si shumë të rrezikshme për gjithë rajonin.

"Nga ky Kuvend, ne u themi sërish të gjithë atyre që flasin për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, se ne e kundërshtojmë forcërisht çdo ide të tillë të pamatur, sepse çmojmë realitetet ekzistuese në këtë pjesë të Evropës Juglindore".

"Pra, secili zot në shtëpi të vet, pasi që ne nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për t’i falur askujt", tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se idetë për lëvizje kufijsh janë gjithmonë të rrezikshme, porse "ato janë veçmas të rrezikshme në rajonin tonë".

"Burizanët e këtyre ideve duhet ta dinë se një eksperiment i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës për krejt Ballkanin Perëndimor, sepse çështje të ngjashme mund të hapeshin lehtë në të gjitha vendet e kësaj hapësire", tha Sejdiu.

Qëndrimet e Sejdiut janë mbështetur edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili, pas seancës, tha se presidenti serb, Tadiq, në vend se të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, duhet të përkulet para viktimave në Kosovë, që la pas terrori i shtetit serb, ngjashëm siç bëri në Srebrenicë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail