Hetime për incidentet më të reja në pjesën veriore të Mitrovicës ndërmerren nga një prokuror i EULEKS-it

Prishtinë, 13 korrik 2010 (MIA) - Hetime për dy incidentet më të reja në pjesën veriore të Mitrovicës janë ndërmarë nga një prokuror i misionit evropian EULEKS.

Hetimet për vrasjen nga shpërthimi i bombës të mjekut Mesud Xhekoviç  dhe sulmin e armatosur mbi deputetin serb në Parlamentin kosovar Petar Miletiq do të udhëhiqen në nivel më të lartë dhe janë ndërmarrë nga një prokuror i EULEKS-it dhe nga drejtoria për krim të organizuar në Prishtinë, njoftoi zëdhënësi rajonal i policisë kosovare, Besim Hoti.

Në fillim të korrikut në Mëhallen e boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë kohës së një tubimi të serbëve, të cilët protestuan kundër hapjes së përfaqësisë së Qeverisë kosovare për shërbime qytetare, persona të panjohur kanë gjuajtur bombë, me ç'rast humbi jetë Mesud Xhekoviç dhe 11 persona janë lënduar. Dy ditë më vonë me armë zjarri është qëlluar deputeti serb në Parlamentin kosovar, Petar Miletiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail