Turqia edhe më tej insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin izraelit mbi karvanin humanitar për Gazë

Stamboll, 13 korrik 2010 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu sot deklaroi se shteti i tij edhe më tej insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin izraelit mbi karvanin ndërkombëtar me ndihmë humanitare për Rripin e Gazës.

Deklarata e Davutogllut vjen një ditë pas shpalljes së raportit izraelit për ngjarjen, ku thuhet se ka pasur lëshime gjatë organizimit dhe realizimit të aksionit.

Davutogllu deklaroi se e përshëndet faktin se në raportin pranohet egzistimi i gabimeve, duke theksuar se komandot izraelitë kanë kryer krime, për të cilin shkak Turqia edhe më tej insiston në hetim ndërkombëtar.

Marrëdhëniet ndërmjetTurqisë dhe Izraelit, të cilat paraprakisht ishin aleatë, kanë rënë në nivel të ulët pa precedent pas sulmit izraelit më 31 maj, ku kanë humbur jetë nëntë aktivistë turq.

Izraeli pohon se komandot kanë reaguar në vetëmbrojtje dhe është kundër formimit të komisionit të KB-s për hetim të aksionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail