Mendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën më 22 korrik

Hagë, 14 korrik 2010 (MIA) - Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) në Hagë, organi kryesor gjyqësor i BE-së, sot kumtoi se mendimin këshillëdhënës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës do ta vendos në seancë publike më 22 korrik.

Mendimin këshillëdhënës të Gjykatës do ta kumtoj kryetari Hisashi Ovada, kurse seanca do të emetohet tërësisht drejtpërdrejt në faqen e internetit të GJND-së.

Çështja e Kosovës u vendos para gjykatës në Hagë me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në tetor të vitit 2008.

Debati para Gjykatës ka filluar më 1 dhjetor vitin e kaluar, kurse pas dhjetë ditëve mendimin e saj për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës e parashtruan 29 delegacione.

Pas seancës më 22 korrik do të publikohet kumtesë për shtypin, përmbajtje e shkurtër e mendimit këshillëdhënës dhe teksti i plotë i mendimit, kurse dokumenti i njëjtë do të ketë qasje edhe në ueb faqen e Gjykatës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail