"Politika": Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës deri në fund të vitit 2010?

Beograd, 10 shtator 2010 (MIA) - Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të cilin e propozon rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe BE-së, duhet të fillojë deri në fund të vitit, por akoma nuk dihet ku dhe çka do të bisedohet, publikoi gazeta "Politika" duke iu referuar burimeve jozyrtare diplomatike në Bruksel.

Sipas gazetës "Politika" takimi i nesërm joformal i Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, me siguri nuk do të kalojë pa hapjen e kësaj teme, edhe pse rezoluta e Serbisë dhe BE-së nuk ndodhen në rendin e ditës të takimit.

Të hënën do të kryesojë Këshilli për çështje të përgjithshme, ndërsa takimi i rregullt i ardhshëm i ministrave të punëve të jashtme të BE-së do të mbahet në tetor. Në ndërkohë do të mbahen konsultime në më shumë nivele në BE, edhe me Beogradin edhe Prishtinën, pas së cilës deri në tetor ministrat do të duhet ta përcaktojnë kohën dhe vendin e bisedimeve, e ndoshta edhe temën për të cilën do të diskutohet.

Edhe pse askush nuk e mohon se për veriun e Kosovës, enklavat serbe dhe manastiret, Beogradi dhe Prishtina do të duhet të bisedojnë më herët ose më vonë, tani për tani në plan të parë theksohet bashkëpunimi "i përgjithshëm konstruktiv" dhe "perspektiva evropiane e Serbisë".

Formulimi në rezolutën e përbshkët të Serbisë dhe BE-së, e cila ka të bëjë me "dialogun midis palëve" nuk përjashton e as nuk imponon tema për bisedim, pasi që përmbajtja e tyre dhe lëvizja në masë të madhe do të varet nga gatishmëria e Beogradit dhe Prishtinës të gjejnë kompromis përmes negociatave të drejpërdrejta, publikoi gazeta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail