Klinton arrin sot në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor 2010 (MIA) - Qyteti i Prishtinës është zbukuruar gjithandej me flamuj shtetëror të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mesazhe këto mirëseardhjeje për Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, e cila arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Qytetarët e anketuar në Prishtinë thonë se janë të nderuar me vizitën e zonjës Clinton dhe bëjnë thirrje për një pritje madhështore në emër të saj. Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara, në veçanti bashkëshorti i sekretares Klinton, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton kanë merita të veçanta për çlirimin e Kosovës dhe pavarësimin e saj.

Vizita e Sekretares amerikane të Shtetit vlerësohet edhe nga politikanët si vizitë e një rëndësie të veçantë, për shkak se bëhet në kohën kur Kosova po kalon në disa procese mjaft të rëndësishme.

Edhe Policia e Kosovës thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme të sigurisë për vizitën e rëndësishme të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Klinton.

Ndryshe, Klinton në kuadër të turneut të saj në Ballkan ka vizituar Bosnjën dhe Serbinë. Të martën gjatë qëndrimit në Beograd tha se Serbia duhet t’i normalizojë raportet me Kosovën dhe se e ardhmja e të dyja vendeve është integrimi në strukturat euroatlantike.

Ajo po ashtu tha se bazë e mirë për fillimin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rezoluta e miratuar së fundmi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail