Belgjika pret konsensus për heqjen e vizave për BeH-në dhe Shqipërinë

Bruksel, 5 nëntor 2010 (MIA) - Kryesimi belg me Bashkimin Evropian pret që të hënën në seancën e Këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme në Bruksel të miratojë vendim për heqje të vizave për qytetarëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe Shqipërisë edhe krahas kundërshtimit momental të disa vendeve-anëtare të BE-së.

"Presim konsensus. Franca, një prej anëtareve të BE-së e cila është kundër heqjes së vizave për këto dy vende ballkanike, kërkoi nga Komisioni Evropian garancë se nuk do të përsëriten problemet të cilat u paraqitën vitin e kaluar pas heqjes së vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë", u kumtua sot në brifingun në Bruksel.

Sipas kumtesës, Komisioni ka siguruar garanca adekuate në formë të vendosjes së mekanizmit të dyfishtë për kontroll të zbatimit të regjimit të vizave dhe se "Belgjika në bazë të kësaj shpreson se vendet të cilat kanë pasur rezerva ndaj liberalizimit të vizave, tani janë të bindura" dhe se do të duhet ta mbështesin këtë hap.

Masat të cilat i parasheh mekanizmi i dyfishtë nënkuptojnë kontroll të sigurisë së kufinjve dhe këmbimit të të dhënave policoro-zbuluese të vendeve ballkanike me organet e BE-së, ndërsa Komisioni deri te shtetet anëtare do të dërgojë raport për zbatimin e liberalizimit të vizave në bazë të analizës së ekspertëve të tyre dhe në bashkëpunim me autoritetet e vendeve ballkanike.

Si garanci plotësuese e shteteve të cilat kanë treguar rezervë ndaj heqjes së vizave, midis të cilave janë Franca, Holanda, Suedia dhe Danimarka do të vendoset edhe "mekanizëm urgjent" special, i cili do të aktivizohet në rast të shkeljes serioze të rregullave dhe standardeve të konfirmuara me marrëveshjen.

"Nuk e di se nëse do të ekzistojë konsensus, por bëhet fjalë për çështje e cila mund të zgjidhet edhe me shumicë të kualifikuar", deklaroi përfaqësuesi i kryesuesit belg duke theksuar se vizat për qytetarët e BeH-së dhe Shqipërisë të cilët posedojnë pasaporta biometrike duhet të hiqen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në pyetjen për heqjen e vizave për Kosovën, përfaqësuesi belg deklaroi se ka filluar proces i vendosjes së dialogut për këtë çështje dhe se fakti që nga hapësira e Ballkanit nga fillimi i vitit 2011 vetëm banorët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit krijon probleme. "Çështja për Kosovën, megjithatë është shumë e komplikuar", theksoi ai.

Në takimin me të cilin do të kryesojë sekretari shtetëror belg i angazhuar për migracion politik dhe azil Melkior Vatelet do të marrin pjesë edhe ministrja e Punëve të Brendshme e Belgjikës Anemi Turtelbom dhe ministri i Drejtësisë Stefan de Klerk. Ata pritet të bisedojnë edhe rreth vendosjes së sistemit të përbashkët evropian që nënkupton gjashtë propozime juridike, të cilat anëtaret e Unionit duhet t'i miratojnë deri në vitin 2012.

Midis temave të takimit do të gjinden edhe Cikli politik evropian për krimin e organizuar dhe krimin serioz ndërkombëtar që nënkupton aksione dhe iniciativa të cilat do të zbatohen në periudhë të caktuar kohore, si dhe zbatimi i vendimit "Prim" me të cilin organet shtetërore të vendeve-anëtare të BE-së parashikojnë mekanizma plotësues për luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, ndërsa para se gjithash rritja e këmbimit automatik i të dhënave për ADN analiza, shenja të gishtave ose targave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail