Sejdiu dhe Mustafa garojnë për kryetar të LDK-së

Prishtinë, 7 nëntor 2010 (MIA) - Kuvendi i shtatë zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur punimet të dielën, ku 355 delegatë do të vendosin për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse, kryetarit dhe këshillit të përgjithshëm të partisë.

Kuvendi ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe atij të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ndërkohë që delegatët kanë brohoritur “Isa, Isa...” në momentin e hyrjes së kreut aktual të partisë, Fatmir Sejdiu, dhe kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

Sejdiu e ka hapur Kuvendin e VII zgjedhor të kësaj partie, ndërsa ka paraqitur ekipin udhëheqës të Kuvendit, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë, Sabri Hamiti i dha fund dilemës nëse gara për kryetar të LDK-së mund të nisë me vetëm një kandidat, duke bërë të ditur se për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës kandidojnë Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu.

Mes të tjerëve, punimet e Kuvendit të LDK-së është duke i përcjellë ambasadori amerikan Christopher Dell dhe nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail