Situata nga përmbyjtjet në Shkodër tepër e rënduar

Shkodër, 2 dhjetor 2010 (MIA) - Situata nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm është shumë e rënduar, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Sipas tyre është e pamundur që të kalohet në hyrje të lagjes Xhabije dhe në rrugën nacionale për shkak se niveli i ujërave të liqenit ka shkuar në një meter.

Gjatë natës shumë banorë janë larguar me shpejtësi nga zona për t’i shpëtuar ujërave. Me qindra banesa në katet e para janë nën ujë ndërsa kanë dalë jashtë funksionit kabinat elektrike. Lagje të tëra në Shkodër të cilat kanë prezencë uji janë të bllokuara.

Ujërat kanë bllokuar hyrjen e qytetit të Shkodrës duke e bërë të pakalueshme ndërsa mësohet se uji ka bllokuar lëvizjen edhe në urën e lumit Buna, për shkak se lumi tani kalon mbi urë.

Sipërfaqja e përmbytur po zgjerohet me shpejtësi në qytet, ndërsa po kaq e rëndë është situata edhe në zonën e Nënshkodrës e cila u përmbyt e para. E vetmja mundësi komunikimi për banorët e Shkodrës është rruga nga Vau i Dejes dhe nga Malësia e Madhe, rrugë që nuk janë të përmbytura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail