Armata u kyç në luftën me përmbytjet në Bosnjë

Sarajevë, 3 dhjetor 2010 (MIA) - Presidenca kolektive e Bosnjës solli vendim që të angazhojë ushtarë dhe pajisje ushtarake për ndihmë të popullatës civile në komunat Novo Gorazhde, Bjelinë dhe Çaplin, të cilat ishin të goditura nga përmbytjet.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Drina, i cili doli nga shtrati, në Gorazhde është shpallur situatë e jashtëzakonshme. Është ndërprerë trafiku në disa rrugë, rruga Praça-Gorazhde është ndërprerë nga rrëshqitjet e dheut.

Armata do të ndihmojë për evakuimin dhe mbrojtjen e popullatës nga rajonet e rrezikuara dhe shpëtim të pronës së tyre.

Drejtoria për Mbrojtje Civile para dy ditëve i angazhoi të gjitha forcat e veta, me qëllim që të mbrohen personat më rajonin e Gorazhdes.

Ministria e Arsimit në Bosnjë dha urdhër për ndërprerje të mësimit në disa shkolla në rajonet e përmbytura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail