Situata në disa rajone të përmbytura nga vendet ballkanike vazhdon të jetë kritike

Tiranë/Podgoricë/Zagreb, 6 dhjetor 2010 (MIA) - Situata në disa rajone të vendeve ballkanike vazhdon të jetë kritike pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vërshuese, bënë të ditur mediat lokale.

Ministri shqiptar i Punëve të Brendhsme, Lulzim Basha deklaroi se përmbytjet në disa ditët e fundit në pjesën veriperëndimore të vendit janë aq të mëdha, saqë madje as banorët më të moshuar nuk mund të kujtohen në një kohë të këtillë. Më shumë se 12.000 njerëz janë evakuuar për shkak të reshjeve vërshuese në Shqipëri.

Sipas Bashës, situata është më kritike në rajonin e Shkdorës, ku nën ujë ndodhen 14.000 hektarë tokë.

Sipas meteorologëve reshjet e shiut zvogëlohen, ndërsa niveli i lumit Drin, i cili është më i lartë në 100 vitet e fundit, ka filluar të zvogëlohet.

Në Mal të Zi, ku 11 nga gjithsej 21 komuna janë përmbytur, deri më tani janë evakuuar rreth 7.000 persona. Niveli i Liqenit të Shkodrës ka filluar të zvogëlohet. Ende është kritike situata në disa zona, ku ka shtatë fshatra me 8.000 banorë, të cilat janë të vërshuara.

Në Kroaci situata fillon të normalizohet me zvogëlim të nivelit të ujit në lumenjët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail