Të dielën rivotimi në 185 vendvotime

Prishtinë, 8 janar 2011 (MIA) - Një ditë para përsëritjes së zgjedhjeve për shkak të manipulimit në procesin zgjedhor të 12 dhjetorit, ka nisur heshtja parazgjedhore në Drenas, Skenderaj, Deçan, Malishevë dhe Lipjan, e cila do të zgjasë deri të dielën në mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00.

Rivotimi do të bëhet në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në nga një vendvotim në Lipjan e Malishevë.

Të dielën, vendvotimet do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen 12 orë më vonë.

LDD-ja ka njoftuar se do të abstenojë nga rivotimi në komunën e Skenderajt.

Më 9 janar, 100 ekipe të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian do të përcjellin çdo fazë të zgjedhjeve në ditën e votimit, ashtu siç bënë më 12 dhjetor.

Këtë herë ekipet do të jenë statike, që do të thotë se ato do të qëndrojnë në një qendër votimi gjatë gjithë ditës. Një ekip do të mbulojë nga një deri në tri vendvotime.

Ekipet e vëzhgimit do të përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO/EUSR-së, anëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail