Thaçi e Pacolli pajtohen për bashkëqeverisje

Prishtinë, 9 shkurt 2011 (MIA) – Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli kanë realizuar të martën mbrëma një takim joformal, në të cilin kanë vendosur përfundimisht të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm.

Burime të gazetës "Koha Ditore" brenda PDK-së dhe AKR-së kanë bërë të ditur se krerët e të dyja subjekteve politike këtë përfundim e kanë mbërritur gjatë një darke pune. Po kështu, edhe se brenda javës ekipet që do t’i caktojnë, do të vendosin për hisen që do të ketë secili subjekt në drejtimin e institucioneve.

Megjithëkëtë, këto burime nuk kanë folur me një gjuhë sa i takon çështjes nëse Thaçi është dakorduar që pjesë e marrëveshjes për koalicion të jetë që Pacolli të bëhet president i shtetit, kusht ky i AKR-së për të hyrë në qeveri.

"Unë nuk jam në dijeni për një marrëveshje të tillë", ka thënë një nga nënkryetarët e PDK-së, i cili paraprakisht ka konfirmuar takimin Thaçi - Pacolli. "Mbi bazën e fuqisë politike do t'i marrim edhe obligimet secili".

Por, në AKR kanë thënë diçka tjetër.

"Kushti për të hyrë në koalicion me PDK-në është përmbushur. Presidenti Pacolli ka marrë garanci se do ta drejtojë shtetin deri në momentin kur të krijohen rrethanat për të garuar secili për këtë post, sepse ai do që të jetë i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli", ka thënë një nënkryetar i AKR-së.

Këta zyrtarë partiakë kanë folur në kushte anonimiteti, pasi kanë thënë se nuk mund të deklarohen publikisht për një takim joformal. Gazeta ka marrë konfirmimin për mbajtjen e takimit edhe nga burime të tjera, ndërkaq zyrtarisht ai nuk është konfirmuar.

Blerand Stavileci nuk e ka mohuar mbajtjen e takimit, por ka thënë të mos jetë në dijeni për realizimin e tij. Ndërkaq, gjatë ditës ai ka theksuar për media se ajo që është e sigurt, është vetëm ftesa që do t’i bëhet AKR-së për bashkëqeverisje.

"Besojmë se një ftesë do t'i bëhet AKR-së. Për të tjerat do të ketë vendime meritore", ka thënë Stavileci. "Postet janë çështje të diskutueshme. Posti i kryeministrit i takon kryetarit Hashim Thaçi, postet e tjera janë të negociushme".

Takimi Thaçi - Pacolli dhe qëndrimi i PDK-së për t'i bërë ftesë AKR-së, pa mohuar mundësinë e lënies së postit të presidentit kësaj partie, kanë ardhur pak orë pasi dy forumet më të larta të AAK-së, Këshilli Drejtues dhe Kryesia, vendosën që pa LDK-në të mos hyjnë në koalicion me PDK-në. Ndërkaq, pati pasuar reagimi i LDK-së, e cila në mënyrë kategorike ka mohuar mundësinë e hyrjes në një koalicion të tillë çfarë do AAK-ja.

Në rast se PDK-ja përfundimisht vendos të lidhë koalicion vetëm me AKR-në dhe me subjektet parlamentare të komuniteteve pakicë, atëherë do të jetë fare e vogël diferenca midis ulëseve që do të zënë në Kuvend deputetë të kampit të pozitës dhe ata të opozitës. PDK-ja, AKR-ja dhe subjektet e komuniteteve bashkërisht mund të kenë 61-64 deputetë, ngaqë së paku 3-6 deputetë nga komunitetet pritet të mos e mbështesin një qeveri të drejtuar nga Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail