I pasigurt formimi i kolaicionit qeveritar në Kosovë

Prishtinë, 11 shkurt 2011 (MIA) - Pas mbledhjes së mbajtur në mes të drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollit, në përpjekje për ta bindur kreun e AKR-së që të heqë dorë nga kërkesa e tij për postin e Presidentit të vendit, burime të gazetës "Zëri" brenda AKR-së kanë njoftuar se nuk është arritur marrëveshje për koalicion qeverisës mes këtyre dy partive.

"Nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës", i ka thënë burimi gazetës, në kushte anonimiteti.

Jozyrtarisht mësohet se arsyeja e mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes PDK dhe AKR ka qenë insistimi i presidentit të AKR-së për të marrë postin e Presidentit të Kosovës, ndërkaq këtë nuk e kanë pranuar zyrtarët e PDK-së të pranishëm në takim. Zyrtarë të PDK-së kanë insistuar që posti i Kryeministrit dhe ai i Presidentit të Kosovës tu mbeten atyre, njofton "Zëri".

Ndërkaq, gjatë ditës së enjte, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se partia nuk ka vendosur nëse do t’i bëhet ofertë ndonjë partie tjetër veç AKR-së.

"PDK nuk ka marrë asnjë vendim që t’i bëjë ftesë AAK-së, LDK-së apo Vetëvendosjes. Sa i përket "Listës Dr. Ibrahim Rugova" dhe minoriteteve, PDK ka pika të përbashkëta dhe do të bisedohet me këto gjatë ditëve të ardhshme", ka thënë Krasniqi në një prononcim pas mbledhjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail