Përfundoi rrethi i parë i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Bruksel, 9 mars 2011 (MIA) - Në ditën e dytë të dialogut Prishtinë-Beograd, të mërkurën, palët janë shfaqur më konstruktive. Madje, ndryshe nga çfarë deklaroi një ditë më parë, përpara nisjes së takimit, kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq, u kthye në selinë e Këshillit të BE-së duke u shprehur se dallimet mbi statusin e Kosovës janë lënë mënjanë.

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri shpjegoi se të martën u bisedua mbi regjistrin civil e kadastrën, ndërsa të mërkurë për CEFTA-në, hapësirën ajrore dhe vulat e doganave çfarë propozoi në takim Beogradi në mbrojtje të interesave të komunitetit serb në Kosovë, njoftojnë mediat kosovare.

"Ne presim shumë që të zgjidhim problemet e mëdha që qëndrojnë midis nesh, në të gjitha ato çështje që mbeten të hapura. Kjo do të thotë se po përpiqemi të trajtojmë tema të cilat ushtrojnë një presion ndaj njerëzve në Kosovë dhe po flasim sidomos për komunitetin serb. Ne do të përpiqemi që të lëmë pas dallimet tona të mëdha mbi statusin e Kosovës. Por, sigurisht që rregullimi i marrëdhënieve tona me Prishtinën do të rezultojë në përfundim të këtij dialogu", ka deklaruar Stefanoviq.

Tahiri është shprehur se të dyja palët përpiqen të jenë konstruktive dhe kanë sukses për këtë.

"Mendoj se ne po mundohemi të jemi krijues për çështjet në diskutim. Kemi nisur me tema të tilla si regjistri civil dhe kadastra dhe do bisedojmë mbi lëvizjen e lirë dhe mekanizmat e bashkëpunimit rajonal", ka thënë Tahiri.

Stefanoviq ka thënë se ishte hera e parë pas shumë, shumë viteve të negociohet ballë për ballë.

"E më duhet të them se kishte propozime shumë të mira e konstruktive, veçanërisht nga ana jonë, pasi ne erdhëm të mirëpërgatitur për këtë dialog dhe sigurisht presim palën tjetër që të përgjigjet mbi këto propozime", ka shtuar Stefanoviq.

Ndërsa Tahiri ka thënë se Kosova vërtet dëshiron të jetë konstruktive dhe t'i kontribuojë përparimit për të zgjidhur dallimet në çështjet praktike.

"Ky është një dialog teknik e do të qëndrojë i tillë", ka thënë kryesuesja e delegacionit të Kosovës.

Takimi i radhës për dialogun Prishtinë-Beograd pritet të mbahet në selinë e Këshillit të BE-së gjatë javës së fundit të marsit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail