BE: Dialogu kaloi në atmosferë konstruktive

Bruksel, 9 mars 2011 (MIA) - Takimi i parë i ekipeve negociuese ë Beogradit dhe Prishtinës u mbajt në "atmosferë të përzemërt dhe konstruktive" dhe të dyja palët treguan gatishmëri për dialog, kumtoi BE-ja.

"Takimi i parë dha mundësi që të bisedohet për qasjen e informatave nga librat amë dhe kadastri, çështje të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me përditshmërinë e njerëzve. Që të dyja palët u dakorduan se këto informata duhet të jenë të kapshme në mënyrë që të sigurohet siguri juridike për qytetarët", theksohet në kumtesën e BE-së.

Takimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës pritet të vazhdojnë edhe atë disa herë në muaj, varësisht nga përparimi i arritur, ndërsa në qendër të vëmendjes do të gjenden tre tema kryesore nga bashkëpunimi rajonal, liria e lëvizjes dhe sundimi i së drejtës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail