Qeveria shqiptare akordon 100 mijë dollarë ndihmë financiare për Japoninë

Tiranë, 16 mars 2011 (MIA) -  Qeveria shqiptare miratoi sot, dhënien e një kontributi modest financiar prej 100 mijë dollarësh në ndihmë të Japonisë, që ka pësuar një nga katastrofat më të mëdha natyrore të historisë së saj. 

Duke informuar mbi këtë vendim, kryeministri Sali Berisha vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm me të cilin Japonia po e përballon këtë katastrofë natyrore. 

"Ne e ndjekim me shumë shqetësim por edhe admirim, potencialin me të cilin Japonia po e përballon këtë katastrofë. Përmasat e tragjedisë njerëzore do ishin shumë herë më të mëdha në vende të tjera, por Japonia ka dëshmuar mobilizimin të madh, ndërkohë që ka edhe infrastrukturën më solide", tha Berisha.

Japonia u godit më nga një tërmet me magnitudë 9 ballë shkalla Rihter i pasuar nga një  cunam shkatërrues. Përveç pasojave shkatërruese të tërmetit dhe tsunamit, vendi po përballet edhe me situatën emergjente të krijuar në centralin bërthamor të Fukushimës, për shkak të rrezatimeve radioaktive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail