Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri

Tiranë, 9 maj 2011 (MIA) - Procesi zgjedhor në Shqipëri ka hyrë tashmë në fazën e dytë më të rëndësishme, atë të numërimit të votave, i cili po ecën ngadalë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Gjatë ditës ky proces është ndaluar për shkak të lodhjes së komisionerëve në disa komisione zonale. Deri tani, në ato bashki ku ka përfunduar votimi rezulton se PD, kryesuese e "Aleancës për Qytetarin" ka marrë Pukën, Delvinën, Peqinin, Bajram Currin. Rrogozhinën e ka marrë PDIU.

Ndërsa PS që kryeson "Aleanca për të Ardhmen" ka marrë Ersekën, Rrëshenin, Tepelenën, Përmetin, Poliçanin. PS ka fituar edhe Himarën kundër Bollanos, kandidatit tepër të polemizuar në Shqipëri. Në Himarë fitoi kandidati i PS-së Gjergji Goro.

Ndërkohë nga votat e tjera të numëruara deri tani, në Tiranë Edi Rama i PS-së kryeson me diku 1500 vota më shumë se sa Lulzim Basha i PD-së. Sipas numërimit të deritanishëm, kandidatët e majtë kryesojnë edhe në Pogradec, Lushnjë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, FushëKrujë, Kavajë, Elbasan, Rubik dhe Berat, ndërsa kandidatët e majtë kryesojnë në Fier, Lezhë, dhe Kukës.

Sipas KQZ-së, në votimet lokale të 8 Majit në Shqipëri morën pjesë 50.9 % e zgjedhësve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail