Tiranë, pritet rifillimi i numërimit!

Procesi i numërimit të votave në Tiranë ka ecur me një ritëm tejet të ngadaltë, duke u kthyer ndoshta në një nga pikat më të kritikueshme të këtij procesi zgjedhor.

Procesi është bllokuar thuajse në të gjitha KZAZ-të, ku shpesh herë komisionerët kanë kërkuar pushime të herëpashershme, duke e justifikuar atë me ngarkesën e punës dhe lodhjen.

Por ka patur edhe bllokime politike, si ato që ndodhën tek njësia numër 8 dhe njësia bashkiake numër 5.

Bllokime këto që detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të urdhërojë me një vendim të vecantë për secilen KZAZ zhbllokimin e numërimit.

Të dhënat nga dy burime të ndryshme, ai i KQZ, i vënë nën akuzë nga socialistët për përzgjedhje selektive të informacionit dhe ai i PS, ndonëse raportonin shifra të ndryshme bashkoheshin në një pikë, në tendencën që nxirrte gati në një të tretën e qendrave të votimit në krye kryetarin aktual të bashkisë, Edi Rama përpara me vota ndaj kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail