Zgjedhjet, garë e fortë në Tiranë e Durrës!

TIRANE- Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e tretë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale. Në Tiranë procesi i numërimit ka vazhduar edhe naten. Kane dale rezultatet per 3 njesi, nderkohe qe vazhdon numerimi ne 8 njesi te tjera. Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në Shijak, Fier ku janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste. Ndërsa në Korçë procesi i numërimit është drejt përfundimit. Edhe në Korçë kryeson kandidati socialist, Niko Peleshi. Nuk ka përfunduar numërimi as në Shkodër, Elbasan e Durrës. PS donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH, MBYLLET NUMERIMI NE 3 NJESI

Ora 12:05- Vijon dhe sot prej mbrëmjes të së dielës, numërimi i votave në Tiranë. Janë numëruar 324 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka 86 463 vota, nderkohe qe 85 982 vota ka Lulzim Basha i PD-së. Vazhdon numërimi në njësinë nr 2, që i përket KZAZ 46 në KZAZ 47 e njësisë 3, në KZAZ 49 e njësisë 5, në KZAZ 50 te njësia 6 , ne KZAZ 51e njësisë 7, në KZAZ 52 e njësisë 8, në KZAZ 53 e njësisë 9 dhe në KZAZ 55 të njësisë nr 11.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail