BE: Procesi i numërimit të votave në Shqipëri të mbyllet sipas standardeve

Tiranë, 11 maj 2011 (MIA) - Bashkimi Europian i bën thirrje partive politike në Shqipëri që të mbajnë atmosferën konstruktive të ditës së zgjedhjeve dhe të vazhdojnë me procesin elektoral duke përmbushur standardet europiane.

 "Bashkimi Europian dërgon një mesazh të rëndësishëm për partite politike dhe institucionet në vend që procesi të ketë qëndrim konstrukitv sepse numërimi vazhdon ndaj gjithcka duhet të shkojë në mënyrë konstruktive" u prononcua për mediat zëdhënësja e komisionit Europian Natasha Batler pas publikimit të raportit paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 8 Majit.

Butler citon edhe raportin e OSBE ODIHR sipas të cilit zgjedhjet u bënë në një atmosferë të tensionuar, polarizim të lartë, prandaj Komisioni europian vazhdon të vëzhgojë nga afër procesin e numërimit, nxjerrjen e rezultateve, menaxhimin e ankesave etj.

BE-ja konsideron se shqiptarët kanë votuar në numër të lartë, më të lartë se zakonisht dhe e vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik të zgjedhjeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail