Gjashtëmbëdhjetë persona të lënduar gjatë protestës së Vetëvendosjes në Prishtinë

Prishtinë, 12 maj 2011 (MIA) - Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tani, 10 pjesëtarë të kësaj policie dhe 6 protestues janë lënduar gjatë protestës së sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, të organizuar në shenjë kundërshtimi me vizitën e Borko Stefanoviqit, shefit të delegacionit serb në bisedimet me Serbinë.

Sipas Brahim Sadriut, zëdhënësit të Policisë së Kosovës, dy nga 10 pjesëtarët e lënduar të forcave të rendit janë në gjendje të rëndë. Këto lëndime janë shkaktuar derisa Stefanoviq takohej me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, në objektin qeveritar, që ndryshe njihet si ish – Rilindja.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të ndërtesës qendrore të qeverisë, duke thyer disa nga dritaret në tre katet e para të kësaj ndërtese, derisa Stefanoviq takohej me homologen e tij, Edita Tahiri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail