Vazhdon gara për Tiranën, Basha në epërsi të ngushtë ndaj Ramës

Tiranë, 13 maj 201  (MIA) - Vijon proçesi i numërimit të votave në njësinë bashkiake nr. 5, KZAZ-ja nr.49 dhe  për kutitë e mbetura, nga ku pritet të dalë dhe rezultati final, i cili do të përcaktojë kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës, mes dy kandidatëve, Lulzim Basha i PD-së dhe Edi Rama i PS-së.

Sipas ATSH-së, deri tani në këtë KZAZ janë numëruar 53 kuti nga 65 që ka kjo njësi. Dy kuti aktualisht janë në proces numërimi nga grupet e numërimit, ndërsa dhjetë të tjera janë ende të pahapura. Aktualisht, procesi po zhvillohet nën vëzhgimin edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezultati i deritanishëm në Tiranë regjistron 473 kuti të numërura nga 485 gjithsej. Ndërkohë, kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha ka marrë 122.486 vota, ndërsa kandidati i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama ka 121.806 vota. Diferenca mes dy kandidatëve në total është rreth 680 vota.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail