KQZ diskuton për vendimin e zgjedhjeve në Tiranë

Tiranë, 16 Maj 2011 (MIA) - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sapo ka nisur mbledhjen ku po diskutohet rreth vendimit për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë, njofton ATSH.

Sipas agjencisë së lajmeve fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi përmbylljen e procesit zgjedhor për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit dhe këshillit bashkiak. 

"I kërkoj KQZ-së të ndërhyjë për ta mbyllur procesin ose në të kundërt të shkarkojë komisionerët e PD-së, të cilët po e zvarrisin atë në kufijtë e paligjshmërisë", tha ai.

Një ditë më parë, KQZ-ja vendosi që kërkesën e Partisë Socialiste për tabelat përmbledhëse ta shqyrtojë në mbledhjen e sotme. 

Dje, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se për këtë çështje, ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë, pasi të mbërrijë dhe tabela e fundit nga KZAZ-të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail