KQZ pritet të shqyrtojë sot projekt aktin për fletëvotimet e kontestura në Tiranë

Tiranë, 18 maj 2011 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri pritet të mblidhet sot paradite për të shqyrtuar projekt-aktin për rivlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara në Tiranë, të hedhura në kutitë e gabuara dhe që parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Bashkinë e Tiranës.

Dje, pasdite, Komisioni e shtyu mbledhjen, pasi një grup deputetësh socialistë, gjatë orëve të pasdites hynë në sallën e KQZ-së për të ndjekur nga afër diskutimin e kësaj çështje. Por kryetari i KQZ-së, Arben Ristani  pezulloi  mbledhjen, duke e quajtur këtë veprim, si presion politik ndaj Komisionit. 

Deputetët socialistë pas rreth gjashtë orë qëndrimi dolën nga salla në mbrëmje, duke i bërë thirrje simpatizantëve që të mblidhen sot tek selia e KQZ-së.

Mbledhja e sotme e KQZ-së do të ketë në rend dite projekt aktin se si do trajtohen votat e rregullta që janë gjetur të hedhura gabimisht në kutitë me ngjyra të tjera. Sipas socialistëve, ato janë të pavlefshme, derisa nuk përputhet ngjyra, por për demokratët, ato duhen numëruar si të rregullta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail