Berisha: Do të numërohet edhe vota e fundit e vlefshme

Tiranë, 18 maj 2011 (MIA) - Kryeministri shqiptar Sali Berisha sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi se kjo maxhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot as edhe një rezultat.

Sipas Berishës, Rama kërkon me çdo kusht, që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit duke paralizuar dje dhe sot, KQZ-në. 

Berisha deklaroi se "Tirana, në dallim nga gjithë qytetet e tjera të vendit, në bazë të kodit zgjedhor, ka si komision zonal KQZ-në, çka do të thotë, se ka detyrimin ligjor të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin dhe procesin zgjedhor dhe të finalizojë procesin, në cilësinë e KZAZ për Tiranën"

"Në bazë të rezultatit paraprak, Rama rezulton me 10 vota para, por ka ende vota, që janë evidentuar në të gjitha njësite bashkiake të Tiranës, që meritojnë të numërohen", tha në mbledhjen e sotme qeveritare kryministri i Shqipërisë Berisha duke theskuar se do të numërohet edhe vota e fundit e vlefshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail