Nga numërimi i votave të kontestuara nga KQZ, Bashka favorizohet me 50 vota, ndërsa Rama me 14 vota

Tiranë, 19 maj 2011 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, pas verifikimit të sotëm të fletëve të kontestuara në pesë kuti të KZAZ-së nr. 48, njësia 4, vendosi, me katër vota pro, të ndryshojë tabelën e rezultateve, në kolonën e shpërndarjes së votave të vlefshme, me 4 vota në favor të kandidatit të "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha dhe me asnjë votë në favor të kandidatit të koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama, njofton ATSH.

Nga hapja deri tani e 25 kutive të dy KZAZ-ve, përkatësisht nr. 47 dhe nr. 48 rezulton që në favor të kandidatit të maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha janë shtuar 50 vota, ndërsa për kandidatin e opozitës, Edi Rama 14 vota.

Ndërsa KQZ ka rinisur procesin e numërimit të fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës, i ndërprerë për shkak të një pushimi të shkurtër, aktualisht selia e KQZ vijon të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, përballë të cilëve qëndrojnë simpatizantë dhe deputetë të PS-së, të cilët kundërshtojnë vendimmarrjen e KQZ-së për votat e pavlerësuara në kryeqytet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail