Kolegji zgjedhor shqyrton sot ankimimin e PS-së për Tiranën

Tiranë, 13 qershor 2011 (MIA) - Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit të Shqipërisë pritet të shqyrtojë sot paradite kërkesë-padinë e re të paraqitur nga Partia Socialiste për zgjedhjet lokale të 8 majit, për kryetarin e bashkisë Tiranë.

Pas rrëzimit të dy ankimimeve të para, këtë herë socialistët kërkojnë gjykimin në themel të çështjes që lidhet me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara. 

Në kërkesë-padinë e depozituar në Kolegj disa ditë më parë socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin. 

Gjithashtu, PS ankohet edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshme i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, pretendon opozita shqiptare.

Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama. 

Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Përfundimi i shqyrtimit të ankesave nga Kolegji zgjedhor çertifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail