Kolegji zgjedhor shqiptar kërkoi rinumërim të të gjitha fletëvotimeve kontestuese

Tiranë, 14 qershor 2011 (MIA) - Kolegji zgjedhor shqiptar në mesnatë e kumtoi vendimin lidhur me ankesën e Partisë Socialiste opozitare rreth zgjedhjes së kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Edhe pse ishte paralajmëruar për më herët, kolegji pas mbledhjes disaorëshe, miratoi vendim me të cilin prej gjithsej 485 kuti votuese, sa vendvotime ka në Tiranë, sërish të hapen 368 dhe të rinumërohen fletëvotimet të cilat gabimisht janë vendosur në kuti tjetër.

Me vendimin, fletëvotimet kontestuese nga 117 kuti votuese, të cilat paraprakisht u numëruan, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i numërojë sërish.

Votat e reja të rinumëruara vetëm do t'i bashkangjiten rezultatit paraprak të kumtuar nga komisioni, me të cilin kandidati i koalicionit të kryesuar nga demokratët, Lulzim Basha ka 81 vota më shumë, përkundër socialistit Edi Rama, i cili madje pas numërimit të parë kishte dhjetë vota më shumë.

Kërkesa e socialistëve që të mos pranohen paraprakisht fletëvotimet e numëruara kontestuese, si dhe një pjesë të ankesës lidhur me numrin më të madh të fletëvotimeve të cilat janë gjetur në kutitë nga numri i votuesve, kolegji i ka refuzuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail