Rama: Nuk morëm drejtësinë e kërkuar

Tiranë, 14 qershor 2011 (MIA) - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një deklaratë për mediat pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor tha, se opozita do t'i shkojë deri në fund rrugës së betejës ligjore, në këtë proces të pashembullt, që ka marrë peng frymën e të gjithë vendit.

"Kolegji nuk pati kurajo të shohë në sy të gjithë të vërtetën. Ne nuk morëm drejtësinë e kërkuar, pasi Kolegji pranoi pjesërisht kërkesën sonë.Sot procesi është rikthyer në tavolinën e kanibalizmit elektoral, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, aty ku u grabit fitorja jonë", tha Rama, duke kujtuar se pikërisht nga tabelat e rezultateve të KQZ-së rezultuan më shumë vota se votues.

Kreu socialist u shpreh se "procesi i zhvilluar është një shembull kuptimplotë për domosdoshmërinë e largimit një orë e më parë të këtij pushteti dhe një arsye për ta vazhduar betejën opozitare me besimin e palëkundur që na jep e drejta që kemi me vete".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail