Për Berishën vendimi i Kolegjit Zgjedhor është historik

Tiranë, 12 korrik 2011 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, vendimin e kolegjit Zgjedhor, me të cilin konfirmohet fitorja e demokratit Lulzim Basha për kryebashkiak të Tiranës, e konsideron si historik.

"Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është historik dhe paraqet një vërejtje për politikanët të cilët duhet ta respektojnë ligjin", deklaroi Berisha.

Edhe pse ka përmendur numra për fitoren zgjedhore, midis të cilëve edhe atë se koalicioni i udhëhequr nga demokratët "Aleanca për qytetarinë ka fituar mbi 140 mijë vota më shumë se koalicioni i udhëhequr nga socialistët, te Berisha mungon sjellja euforike, vetëm dërgoi një porosi deri te opozita për bashkëpunim, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Tirana.

Duke e përshëndetur vendimin e socialistëve që të kërkojnë ndihmë nga komisioni venecian, ai shprehu gatishmëri edhe për bashkëpunim me OSBE/ODIHR për reformë zgjedhore me qëllim të kërkesës së sistemit zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë, më 8 korrik e hodhi poshtë ankesën e socialistëve opozitarë, me të cilën ata kërkuan rivotim për kryebashkiak të Tiranës, me sqarim se e njëjta ishte dërguar pas afatit të parashikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail