E Premte, 08.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Botë

Më shumë se 8.533 persona e humbën jetën nga tërmeti në Kinë

Pekin, 12 maj (MIA) - Mbi 8.533 persona e humbën jetën sot gjatë tërmetit të fuqishëm në provincën juglindore kineze, Seçuan.

Sipas Byrosë për seizmoligji në Seçuan, pas tërmetit të parë me intensitet prej 7,8 ballë sipas shkallës së Rihterit, kanë vijuar edhe 313 tërmete të vogla. Mbi 80 për qind të objekteve në provincë janë rrënuar.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, 3.300 kilometra nga epiqendra, që është regjistruar në provincën Seçuan.

Nën gërmadhat e gjimnazit në qytetin Çincin janë nxjerrur 50 trupa të pajetë. Gjatë kohës së tërmetit në gjimnaz ka pasur 900 nxënës. Edhe spitali i qytetit është shkatërruar, ndërsa janë ndërprerë edhe lidhjet e telekomunikacionit dhe ato elektroenergjetike.

Tërmeti ka shkaktuar dëme në dy fabrika kimike, duke ngujuar qindra persona dhe ka detyruar për evakuim më shumë se 6.000 persona. Fabrikat janë locuar në Shifeng, rreth 50 kilometra nga epiqendra e tërmetit në provincën Seçuan.

Sipas autoriteteve kineze, rreth 3.000 dhe 5.000 persona me siguri e kanë humbur jetën në krahinën Bejçouan, rreth 160 kilometra në veri të kryeqendrës së Seçuanit - Çindu, kryesisht të banuar me tibetianë.

Paraprakisht, autoritetet kineze njoftuan se janë zbuluar trupat e 107 kinezëve, viktima në tërmet. Raste të vdekjes janë konfirmuar edhe në provincat Seçuan, Gansu dhe Junan, si edhe në qytetin e drejtorisë qendrore, Çuncin.

Tërmeti shkaktoi edhe anulimin e fluturimeve të aeroplanëve dhe ndërprerje në elektrocentralet dhe në rrjetin elektrodistributiv në rajonet e pësuara.

Tërmeti i sotëm është një nga më të fuqishmit, që e ka goditur Kinën në dekadat e fundit.

Presidenti i Kinës, Hu Çintao, urdhëroi që numër maksimal të ushtarëve të dërgohen në Seçuan, që të ndihmojnë në pastrimin e gërmadhave dhe në tërheqjen e të ngujuarve. Në provincë për momentin ka 5.000 ushtarë, të cilët janë përfshirë në operacione shpëtimtare. Kryeministri kinez, Ven Xhibao me aeroplan udhëtoi për në Çindu, që t'i vizitojë rajonet më të rrezikuara.

Tërmeti me intensitet prej 7,8 ballë sipas shkallës së Rihterit në mëngjes e dridhi rajonin. Epiqendra e dridhjes është locuar në 92 kilometra nga kryeqendra e Seçuanit.


Në pjesën e Indisë në Kashmir është çaktivizuar bombë prej 80 kilogramësh
Në Indonezi 13 persona janë pranuar në një spital me simptome të gripit të shpezëve
India do të dërgojë më shumë se dhjetë mijë ushtarë në Kashmir
"Gardian": Amerikanët janë të tejngopur nga Barak Obama
Qindra ushtarë francezë janë stacionuar në jug të Afganistanit
Qindra ushtarë francezë janë stacionuar në jug të Afganistanit
Nëntë zjarrfikës amerikanë e kanë humbur jetën gjatë një aksidenti me helikopter në SHBA
Bush për situatën në Tajlandë, Kinë, Korenë Veriore dhe në Mianmar
Një grup islamik kinez publikoi në Internet video xhirime kërcënuese kundër Lojërave Olimpike në Pekin
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи