
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Çmim rekord i naftës prej 126,40 dollarë për barel
Londër, 12 maj (MIA) - Nafta sot e arriti çmimin e ri rekord prej 126,40 dollarë për barel si pasojë e tensioneve në Lindjen e Afërt dhe problemin e furnizimit në Nigeri.
Në tregtimet e sotme të Bursës në Nju-Jork nafta e lehtë amerikane për dërgesën e qershorit është shtrenjtuar për më shumë se një dollar, pasiqë në startin e bursës tregtare ka kushtuar 125,25 dollarë për barel.
Çmimin e deritanishëm rekord prej 126,27 dollarësh për barel nafta e lehtë amerikane e arriti të premten.
Në Londër brendi europian i Detit Verioir, gjithashtu për dërgesën e qershorit, kushton 124,84 dollarë për barel, pasi që të premten në një çast e arriti çmimin më të lartë në histori prej 125,90 dollarësh për barel.
Çmimet e tilla janë dyfish më të mëdha në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur nafta ka kushtuar afro 62 dollarë për barel.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|