
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Janë ripërtrirë përleshjet e ashpra në Liban
Bejrut, 12 maj (MIA) - Luftime të ashpra mes grupeve të armatosura opozitare dhe përkrahësve proqeveritarë përsëri janë regjistruar në qytetin verior libanez Tripoli, deklarouan për BBC-në persona zyrtarë.
Gjatë natës, të paktën 13 persona janë vrarë pasi që ithtarët e Hezbollahut i kanë sulmuar forcat e liderit proqeveritar Velid Xhalabat, në malet në afërsi të Bejrutit.
Liga arabe dërgoi delegacion për të tentuar që t'i jepet fund konfliktit.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe Amër Musa deklaroi që dëshiron ta shpëtojë Libanin.
"Ajo që ndodh në Liban është e papranueshme. Ne jemi shumë të shqetësuar për rastet", deklaroi ai. "Ne ndoshta do të arrijmë sukses dhe ndoshta nuk do të arrijmë, por gjithsesi do të mundohemi".
Data kur misioni do të fillojë punën do të dihet pas bisedimeve me faktorët konfliktues të Libanit.
Në luftimet e fundit janë vrarë të paktën 47 persona.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|