
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Rreth dhjetë mijë persona kanë humbur jetën në tërmetin në Kinë
Pekin, 13 maj (MIA) - Rreth dhjetë mijë persona kanë humbur jetën gjatë tërmetit të fuqishëm në provincën juglindore kineze Seçuan, njofton agjencia Ksinhua.
Siç transmeton MIA, së paku dhjetë mijë njerëz kanë mbetur të ngujuar, ndërsa 1.500 kanë vdekur vetëm në qytetin kinez Manxhu, i cili është një nga rajonet më të goditura.
Rreth një mijë nxënës dhe arsimtarët e tyre kanë vdekur apo janë zhdukur pas shembjes së shkollës në rajonin Bejçuan, dhjetë kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Shërbimi sizmologjik në provincën Seçuan kumtoi se pas lëkundjes së parë me intensitet prej 7,8 ballë sipas shkallës Rihter, janë regjistruar edhe 1.800 dridhje të tjera me intensitet prej gjashtë ballëve.
Më shumë se 50 mijë ushtarë kinezë janë mobilizuar në kuadër të aksionit të shpëtimit për të goditurit nga tërmeti.
Rreth 13 mijë policë janë inkuadruar në aksionin për ballafaqim me pasojat e tërmetit, ndërsa aktivitetet e shpëtimit në shumë zona janë vështirësuar për shkak rrugëve të shembura dhe mjeteve për komunikim.
Ndërkohë, autoritetet kineze morën vendim për dërgim të njësiteve ajrore-desante në rrethinën e qytetit Vinçuan. Rrugët drejt këtij rajoni ishin të ndërprera për shkak tërmetit të fuqishëm.
Momentalisht 4.500 pjesëtarë të njësiteve ajrore-desante përgatiten që të nisen për në Vinçuan, me qëllim që të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit dhe në orvatjet për sigurimin e mallrave dhe ilaçeve të domosdoshme. Në Vinçuan dje janë dërguar njësite të ushtrisë tokësore, të cilët në këmbë lëvizin nëpër terrenin malor dhe ende janë dhjetëra kilometra nga qyteti.
Ekipet tajvaneze të shpëtimit janë përgatitur të fluturojnë për në Kinë që të ndihmojnë në aksionin e shpëtimit. Ekipet speciale presin nga Kina të kërkojë ndihmë me çka autoritetet në Tajvan do të mund të përgjigjeshin në kërkesën për dërgim të ekipeve.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|