
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
Bush me kritika të ashpra për autoritetet në Mianmar
Ushington, 13 maj (MIA) - Presidenti amerikan Xhorxh Bush deklaroi që këshilli do ta gjykojë huntën ushtarake në Mianmar për shkak të paaftësisë që të ballafaqohet me pasojat e cilkolonit ku jetën e humbën mbi 30.000 persona dhe pothuajese 2 milionë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
"Nuk është e mundur të konfirmohet sa persona e kanë humbur jetën për shkak të paaftësisë së huntës ushtarake", deklaroi Bush.
"Pas katasrofës së madhe ato nuk lejojnë ndihmë të dërguar nga mbarë bota e cila i ngushëllon me to", shtoi ai. Sipas të dhënave të publikuara ne mediat shtetërore, viktimat nga cikloni janë pothuajse 32.000 ndërsa 30.000 llogariten si të zhdukur.
Shtëpi e Bardhë dje paralajmëroi ndihmë financiare shtesë në një shumë prej 13 milionë dollarë për të pësuarit nga cikloni Nargis në Mianmar.
Aeroplani i parë amerikan me ndihmë humanitare sot arriti në Jangon, i cili transportoi 12.7000 litra ujë, rrjete të mushkonja dhe veshëmbathje.
Në Jangon arritën dhe dy aeroplanë me 56 tonë medikamente mjekësore nga oranizata humanitare evropiane.
"Mjekë pa kufij" dorëzuan 34 tonë ndihmë mjekësore dhe logjistike, ndërsa "Mjekët e botës" dërguan 22 tonë medikamente për ndihmë të parë për 20.000 presona dhe ilaçe të tjera".
Autoritetet kanë dhënë leje edhe për tre aeroplanë të atetojnë në Mianmar të cilët duhet të dërgojnë 18 tonë ndihmë humanitare. Kryqi i Kuq dhe Gjysëmhëna e Kuqe gjatë kësaj jave do të dërgojë të paktën nga dy aeroplanë në ditë me ndihma humanitare.
Programi botëror për ushqim pranë Kombeve të Bashkuara njoftoi që është e domosdoshme të dërgohen nga 375 tonë ushqim në ditë për rajonet që janë të goditura rëndë në pjesët e lumit Irivadi. Por, për momentin janë siguruar vetëm 20 për qind nga ndihma e duhur. Programi botëror për ushqim theksoi që ka nevojë prej 56 milionë dollarë që të sigurojë ushqim për 630.000 njerëz për gjashtë muajt e ardhshëm.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|