
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
KB-ja organizon takim urgjent të kreut për ndihmë në Mianmar
Londër, 16 maj (MIA) - KB-ja do të organizojë takim urgjent të kreut për Mianmarin, i cili do të mbahet në Azi, deklaroi mbrëmë kryeministri britanik Gordon Braun. Ai, paraprakisht bëri thirrje për një takim të këtillë dhe e karakterizon organizimin si përparim të madh. Braun, megjithatë, nuk dha hollësira për takimin.
Kryeministri britanik, njoftoi para Dhomës së Poshtme të Parlamentit, se ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Mun, të organizojë takim të kreut për Mianmarin, ku vrulli i ciklonit Nargis, shkatërroi një pjesë të shtetit.
Disa orë më vonë, Ban u bëri thirrje përfaqësuesve të disa shteteve në botë në KB që të shqyrtohet strategjia për orfimin e ndihmës më efikase për atë shtet të Azisë Juglindore.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|