
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Botë
|
|
Eksiston mundësia që numri i viktimave nga tërmeti në Kinë të tejkalojë 50.000 vetë
Pekin, 15 maj (MIA) - Qeveria kineze bëri të ditur se numri i viktimave nga tërmeti mund të tejkalojhet mbi 50.000 vetë, transmeton Frans pres.
Zëvendës guvernatori i provincës Seçuan, Li Çanjun në konferencën për shtyp në qendrën administrative Çendu deklaroi se vetëm në provincën Seçuan është vërtetuar se më së paku 19.500 vetë e kanë humbur jetën. Ky megjithatë ende nuk është numër përfundimar, për shkak se dhjetë mijë njerëz të tjerë edhe më tej ndodhen të ngujuar nënr rënojat e ndërtesave të vjetra ose trajtohen si të humbur.
Tërmeti me forcë prej 7,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit ditën e hënë e goditi pjesën jug-perëndimore të Kinës. Ekspertët vlerësojnë se shansat për të mbijetuar pas tre ditëve e tre netëve të kaluara nën rënoja po zvogëlohen nga ora në orë dhe se e gjetja e atrye personave që kanë mbijetuar do të ishte çudi.
Në qytetin Insjuo është gjetur gjallë një djalosh 11 vjeçar, pasi që ka kaluar 68 orë ndën rënojat e shkollës, lajmëroi Frans presi.
Në zonën e epiqendrës qytete të tëra janë rafshuar me tokën, shtoi Frans pres.
Pasi që në çdo mënyrë refuzonte çdo lloj ndihme nga ekipet e huaja për shpëtim, qeveria kineze më në fund u pajtua sot që të dërgohen forca speciale japoneze. Megjithatë, ekziston rreziku që ata të arrijnë shumë vonë, thekson Frans pres.
Sipas mediave shtërore kineze mbi 130.000 ushtarë po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit dhe për këtë përdorin qentë për zbulimin e personave të ngujuar.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|