E Premte, 16.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Botë

Rritet çmimi i naftës në bursat botërore

Singapor, 16 (MIA) - Nafta është shtrenjtuar sot në bursat aziatike, si rezultat i zvogëlimit të rezervave globale të energjensit dhe tregtimet spekulative të dilerëve.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në qershor është shtrenjtuar për 93 cent në 125.05 dollarë për një barel, që është çmim pothuajse për dy dollarë më i ulët nga ai rekord prej 125,98 dollarëve për një barel të realizuar nga dita e martë.

Çmimi i brentit evropian nga Deti Verior për dërgesë në korrik u rrit për 62 cent në 123,25 dollarë për një barel. Mbrëmë në mbylljen e Bursës në Londër, kjo naftë, por për dërgesë të qershorit, është shitur për 122,77 dollarë për një barel.

Sipas analisitit energjetikë të agjencisë konsultuese "Parvin dhe Gerc", Viktor Shum, vazhdon tendenca e rritjes së çmimeve të naftës, në kushte të mangësisë në tregun global të naftës.

"Kërkesa e naftës tregon tendenca të zvogëlimit, por nuk ka informacione nëse kjo do të thotë se rezervat e naftës janë rritur", thekson Shum, duke shtuar se Organizata e shteteve eksportuese të naftës (OPEK) edhe më tej refuzon ta rrisë prodhimin e saj ditor të energjensit.

Sipas tij, tregu i naftës është nën ndikim edhe të tregtimeve spekulative nga ana e dilerëve, të cilët blejnë naftë kur çmimi i saj do të zvogëlohet.

Sipas Shumit, në rritjen e sotme të çmimit të naftës ka ndikim edhe shpërthimi i djeshëm i një naftëpërçuesi në Nigeri, me ç'rast humbën jetën rreth njëqind vetë.

Shum konsideron se në treg ekziston tendencë për mirëmbajtje të naftës mbi 120 dollarë për një barel, por tendencë që të mos lejohet rritja e saj mbi 130 dollarë.

"Në periudhën e fundit (nafta) do të shitet në kuadër mes 120 dhe 130 dollarë", vlerëson Shum.


Rritet çmimi i naftës në bursat botërore
Këshilli i Sigurimit të KB-së planifikon të dërgojë mision paqëruajtës në Somali
Kina lejoi katër vende që të dërgojnë ekipe shpëtuese për ballafaqimin me pasojat e tërmetit
Gjendja personale financiare e presidentit Bush arrin 7,2 milionë dollarë, Dik Çejni është tre herë më i pasur
Osama bin Laden do të dërgojë mesazh me rastin e 60-vjetorit të formimit të Izraelit
Iraku ka nevojë për 400 miliardë dollarë që ta ripërtërijë ekonominë
KB-ja organizon takim urgjent të kreut për ndihmë në Mianmar
Të paktën 100 vetë e humbën jetën gjatë shpërthimit të zjarrit në një naftëpërçues në Nigeri (DPL)
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи